Lajmet e fundit

Zonat

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë 3 zona të ndryshme, në bazë të të cilave varet edhe shuma e taksës vjetore që duhet paguar, sipas kategorisë së ndërtesës. Në “Zonën 1” bëjnë pjesë bashkitë e Tiranës dhe të Durrësit. Kjo është zona që ka taksat e banesave më të larta. Në “Zonën 2”, ku taksat e banesave janë më të ulëta, bëjnë pjesë bashkitë e Vlorës, Fierit, Sarandës, Pogradecit, Korçës, Elbansanit, Beratit, Lushnjës, Gjirokastrës, Shkodrës Kavajës dhe Lezhës. Në “Zonën 3” bëjnë pjesë të gjitha bashkitë e tjera dhe kjo është zona, ku taksat e banesës janë më të ulëtat