Lajmet e fundit

Banesat

Për të gjitha bansat e ndërtuara përpara vitit 1993, taksa vjetore do të jetë më e ulët se për ato banesa qe janë ndërtuar gjatë ose pas këtij viti. Si rrjedhojë të gjitha banesat, të ndërtuara para vitit 1993, të cilat ndodhen në Zonën 1, 2 ose 3, kanë një taksë vjetore për m2, përkatësisht 15 lekë, 10 lekë ose 5 lekë. Për ato banesa të ndërtuara gjatë ose pas vitit 1993, të cilat ndodhen në Zonën 1, 2 ose 3, kanë një taksë vjetore për m2, përkatësisht 30 lekë, 12 lekë ose 6 lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm në Zonën 1 (bashkitë Tiranë dhe Durrës), taksa vjetore për banesat e ndërtuara gjatë dhe pas vitit 1993 janë 2 herë më të larta se për ato banesa të ndërtuara përpara këtij viti. Duhet theksuar se kjo diferencë, për sa i përket këtyre kategorish banesash, është shumë herë më e lartë në Zonën 1 se sa në Zonat 2 dhe 3. Nga ana tjetër