Lajmet e fundit

Ndryshimet, ja ligji për taksën e banesës së dytë

Taksa e dyfishuar për një banesë të dytë ishte risia e paketës fiskale të miratuar vitin që kaloi. Më poshtë vijojnë amendimet që çuan në mënyrën e re të taksimit të banesave. Në nenin 5 të ligjit të paketës së re fiskale thuhet: Në nenin 22, "Taksa mbi ndërtesat", në fund të pikës 1 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: "Tatimpaguesit që kanë në pronësi më shumë se një banesë, për shtëpinë ku kanë banimin e zakonshëm paguajnë taksën e ndërtesës, sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij ligji, ndërsa për të gjitha shtëpitë e tjera, taksa e ndërtesës është sa dyfishi i taksës së ndërtesës, që zbatohet në zonën ku ndodhet kjo ndërtesë." Paketa e re fiskale ka hyrë në fuqi në 1 janar 2014. Zbatimi i kësaj pakete, në tërësinë e saj, ka qenë në qendër debateve mediatike gjatë kohëve të fundit. Nga ana tjetër opozita ka mbajtur një qendrim të fortë kundër mënyrës së re të taksimit.