Lajmet e fundit

QevriandryshonLigjinperRegjistrimineNdertievetereja

Qeveria ka lëshuar një udhëzim me të cilin rregullohen procedurat e regjistrimit në hipoteke të lejeve e ndërtimit, punimet në fazën e karabinasë dhe regjistrimi përfundimtar të ndërtimit të objekteve të reja. Qeveria sqaron se në këtë udhëzim i cili tashmë është në fuqi përcaktohen kriteret dhe procedurat e regjistrimit në hipotekë për te tre etapat e ndërtimit të një objekti. Ja udhëzimi i plotë: Autoriteti shtetëror, përgjegjës sipas ligjit, duhet të përcjellë për regjistrim, në zyrën përkatëse vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, lejen e ndërtimit dhe/ose lejen e zhvillimit, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e pajisjes së subjektit zhvillues me këtë leje. 3. Regjistrimi i lejes së ndërtimit/zhvillimit bëhet kryesisht dhe nga ZRPP-ja, në regjistrin e veçantë, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Leja e ndërtimit/zhvillimit regjistrohet nga regjistruesi brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga data e depozitimit në ZRPP. Autoriteti shtetëror, krahas lejes së ndërtimit dhe/ose zhvillimit, të miratuar, dërgon në ZRPP edhe këto dokumente: a) Planvendosjen e sheshit/planin e vendosjes së objektit; b) Projektin arkitektonik të miratuar në lejen e ndërtimit; c) Formularin nr. 2, “Për miratimin e sheshit të ndërtimit” (e detyrueshme për lejet e dhëna, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”); ç) Formularin nr. 4, “Për miratimin e lejes së ndërtimit” (e detyrueshme për lejet e dhëna, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”); d) Vendimin për leje ndërtimi (e detyrueshme për lejet e dhëna, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”); dh) Vendimin për shesh ndërtimi (e detyrueshme për lejet e dhëna, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”); Regjistrimi i lejes së ndërtimit dhe/ose lejes së zhvillimit, në zbatim të nenit 46, të ligjit nr. 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, bëhet nga ZRPP-ja, në një regjistër të veçantë (regjistri i lejeve zhvillimore), sipas modelit të pasqyruar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në këtë regjistër, ZRPP-ja pasqyron lidhjen e lejes së ndërtimit dhe/ose lejes së zhvillimit me truallin, duke iu referuar kartelës/regjistrit të truallit përkatës, mbi të cilin është dhënë leja. Aktet noteriale, kontratat e sipërmarrjes/ porosisë dhe marrëveshjet e tjera, të lidhura para noterit, ndërmjet zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit, dhe pronarëve të truallit apo blerësve/ porositësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën që do të ndërtohet, duhet të individualizojnë pasuritë, objekt akti/kontrate, që do të përfitojë pronari i truallit apo blerësit/ porositësit nga kontratat me investitorin, në përputhje me lejen e ndërtimit/zhvillimit, të regjistruar. ZRPP-ja vijon me regjistrimin e akteve noteriale, kontratave të sipërmarrjes/porosisë dhe marrëveshjeve të tjera, të lidhura para noterit, në regjistrin e veçantë, në seksionin përkatës, duke identifikuar pasurinë që regjistrohet. ZRPP-ja, pas regjistrimit të lejes së ndërtimit dhe/ose lejes së zhvillimit, regjistron, fillimisht, në regjistrin e veçantë, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi, duke identifikuar pasurinë që regjistrohet, kontratat e lidhura para noterit, ndërmjet pronarit të truallit dhe investitorit, që përcaktojnë pasuritë e individualizuara të pronarëve të truallit, në përputhje me lejen e ndërtimit/- zhvillimit, të regjistruar. Pas regjistrimit të akteve të përcaktuara në pikën 6.1 të këtij udhëzimi, zyra vijon me regjistrimin, duke identifikuar pasurinë që regjistrohet, aktet noteriale, kontratat e sipërmarrjes/porosisë dhe aktet e tjera, të lidhura para