Rezidenciale / Për shitje / Dubleks
id : 545
Siperfaqe: 184m2 Dhoma: 4 Banjo: 2 Kati: 6th floor Viti i ndertimit: 2013 Parking: 2 vende Zona: Rruga Elbasanit
903
Dubleks Per shitje Rr. Budi Tirane
290000 €
Ne nje zone te qete dhe nder me te mira ne Tirane per te jetuar, ate te rr. se Elbasanit, shitet nje apartament ne formen e duplex. Ai eshte pjese e nje ndertimi te ri me 6 kate dhe pozicionohet ne katin e fundit dhe parafundit te tij. Eshte marre ne tulle dhe gjithe rifinituarat jane bere nga i zoti dhe me parametrat me te larta te ndertimit. Taraca eshte e ri-izoluar me materialet me te mira. Kati i fundit ka te perfshire kuzhinen me vete dhe ambientin e ndenjes te cilit i eshte dhene nje hapesire e madhe. Nga aty dilet ne ballkon. Shtrimi eshte bere me parket shume cilesor, kuzhina Miele me gjithe aksesoret, sistemi elektrik i personalizuar per cdo ambient dhe me sensore ndricimi. Ne katin e peste eshte pozicionuar fjetja me nje paradhome per studim dhe dy dhoma gjumi per ciftin dhe femijet. Dhoma e ciftit ka nje garderope te madhe dhe banjo me vehte. Edhe ketu mobimi Piere Cardin dhe shtrimi me parket teper cilesor. Sistem qendror ngrohje dhe ftohje inverter dhe nga dyshemeja. Dera e jashtme Dierre dhe gjithcka perfekte ne kete Duplex. Ai disponon dhe dy garazhe te mbyllur per afersisht 3 makina ku dhe ketu nuk jane kursyer investimet. Dokumentet ligjore te disponueshme.
Ajer i kondicionuar Parking Prane autostrades Ndertese e re Ashensor Garazh Prane transportit publik Qender qyteti E mobiluar Papafingo Verande Qender kulturore Internet Telefon Instalime elektrike Satelit Sherbimet shendetesore
Vendndodhja dhe komuniteti
Zona ne fjale eshte nje prej zonave me te mira ne Tirane. Aty jane te perqendruara shumica e selive diplomatike te fuqishme te atashuara ne Tirane, selite e institucioneve me te rendesishme ekzektuve dhe ligjore dhe Radio Televezioni Publik Shqiptar dhe disa nga hotelet me te mire ne kryeqytet. Se fundmi aty jane ndertuar dy nga objektet me cilesore komerciale te tipit zyra ku jane te perqendryuar disa nga kompanite me te medha evropiane e boterore me seli ne Shqiperi. Pjesen fundore te saj e ze stadiumi me i madh ne vend, ai Kombetar Qemal Stafa. Parku i Madh i Tiranes eshte mushkria e zones. Persa I perket komunitetit ai eshte ne shumicen autokton por pas vitit 2000 me ndertimet e reja qe jane ndertuar ne zone ky raport ka filluar te permbyset . Ne zone dallohen ndertime te reja deri ne 24 kate te cilat jane me cilesoret te ndertuara ne kryeqyetet me hapesira te konceptuara per zyra dhe banim. Zona ne fjale njihet si nje nder zonat me te gjelberuara te kryeqytetit dhe teper cilesore dhe elitare per banim. Sot me planin e ri urbanistik te Tiranes te miratuar se fundmi, zona ne pjese te ndryshme do te pesoje ndryshime me ndertime te reja por jo me shume se 5-8 kate. Disa nga vilat jane shendrruar ne restorantet me te mira ne kryeqytet. Institucionet shkollore dhe shendetsore shteterore dhe private dhe ato te arsmimt te larte dhe qendra me e madhe studentore ne Shqiperi jane pjese e integruar e kesaj zone.
Rr. Budi, Tirane
Dritan Ballgjini
Ekspert imobiliar
Administrator i zyres

Cel: +355676000330
Tel: +35545800201






More details