Shërbimet / Shërbime për komerciale
RealEx është e angazhuar për të ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të personalizuar në menaxhimin e pronave komerciale.

Ne përpiqemi të sigurojmë një nivel të lartë shërbimi dhe komunikimi që na lejon të dallohemi nga konkurenca dhe vazhdimisht të tejkalojnë pritjet e klientëve tanë.

Gjëja e parë që ju do të vini re në lidhje me ekipin tonë është aftesia në menaxhimin e specializuar të pronave komerciale dhe aftesia për të kuptuar dallimin në mes sektorëve të pasurive të patundëshme. Edhe nëse prona juaj komerciale është modeste, zyrë, projekt në zhvillim apo ndërmarrje industriale, ne e mbështesim dhe e menaxhojmë çdo pronë pavarësisht nga vendndodhja apo specifika e saj. Gjëja e dytë që ju do të vini re në lidhje me ekipin e RealEx është perkushtimi jonë për menaxhimin e pronave komerciale dhe fokusi ynë në shërbimin e personalizuar të Klientëve tanë. Menaxhimi i Pronave Komerciale është një pjesë dinamike dhe e rëndësishme në RealEx. Punojesit tanë si ekspertët më të mirë Imobiliarë të trainuar në vend, e kthejnë procesin e blerjes, shitjes, qiradhënies apo qiramarrjes, në një proces transparent e të sigurtë për këdo që zghedh RealEx si bashkpuntorin e tij.

Ndryshimi jonë?

  • Ne e kuptojmë dhe respektojmë të gjithë procesin e menaxhimit të pronës.
  • Klientët marrin shërbimin e vëmendshëm dhe të përkushtuar.
  • Nivel të lartë komunikimi me klientët tanë. Personi që merret me ju mbetet gjithmonë i njejtë.
  • Fushata marketingu profesionale dhe inovatore për promovimin e pronave.
  • Pronat për qira janë të ekspozuara dhe të marketuara njëlloj si ato për shitje duke perfshirë fotografi, ekspozim i pronës së printuar në vitrinë, reklamim në gazeta dhe revista, marketing online etj.
  • Të gjithë proceset e punës tonë janë të përshtatura për ta bërë më të lehtë dhe më të këndëshme marrëdhënien me klientët.
  • Studim dhe analizë krahasuese e tregut, e ndarë në fusha dhe zona të ndryshme në përputhje me nevojat e klientit.
  • Ne jemi të mirëinformuar për të gjithë kuadrin ligjor të pasurive të patundshme.
  • Antarët e stafit tonë janë të kënaqur dhe krenarë për punën që bëjnë. Puna e tyre shpërblehet kur ju mbeteni të kanaqur nga shërbimi që ata ofrojnë.
Klientët tanë shitës dhe qiramarrës përfitojnë nga ofrimi i zgjidhjeve tona të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse të menaxhimit të pronës komerciale.